DEDIKIMI:
Mjetet të shfrytëzohen për regjistrimin e biznesit të ri dhe të hapen aq vende të punës sa janë të parapara në marrëveshjen për kredi (Dëshmi: vendimi i regjistrimit dhe formularët М1 М2)
- Në rast se kredimarrësi ka borxh paraprak deri në MKD 30.000,00 mbi 60 ditë, mund t’i mundësohet rifinancimi i borxhit, respektivisht të mbulohet me kredinë nga Projekti për vetëpunësim me kreditim, ndërsa pjesa e mbetur të transferohet në llogarinë e shfrytëzuesit të kredisë.
SHUMA MAKSIMALE:
- Për veprimtari me vëllim të vogël, shuma maksimale është deri në EUR0 9.000,00 (nga 3.000,00 euro për vend të ri të hapur të punës, ku financohen veprimtari me maksimalisht 3 vende pune)
- Për veprimtari me vëllim më të madh, shuma maksimale është deri në EURO 17.000,00 (5.000,00 euro për kërkuesin dhe nga 3.000,00 euro për çdo vend të ri të hapur të punës, ku financohen veprimtari me maksimalisht 5 vende pune)
- Për të rinj deri në 29 vjeç, shuma maksimale deri në EURO 23.000,00 (7.000,00 euro për kërkuesin, ndërsa për çdo vend të ri të hapur të punës mund të lejohen 1.000,00 euro plotësuese për shumën bazë prej 3.000,00 euro, ku financohen veprimtari me maksimalisht 5 vende pune
- Për persona të papunësuar në bazë të teknikës teknologjike, falimentimit ose likuidimit dhe të cilët janë të evidentuar si persona të papunësuar më shumë se tre vjet, shuma maksimale e kredisë mund të jetë EURO ЕВРА 22.000,00 për pesë vende të hapura të punës (5.000 euro për bartësin e kredisë (plus 1.000), ndërsa për çdo person të punësuar ka të drejtë në kredi deri në 3.000,00 euro (plus 1.000).
AFATI I KTHIMIT:
- 3 vjet me grejs-periudhë të përfshirë prej 1 viti për kredi të aprovuar në shumë deri në EURO 9.000,00
- 5 vjet me grejs-periudhë të përfshirë prej 1 viti për kredi të aprovuar në shumë mbi ЕВРА 9.000,00
- 7 vjet me grejs-periudhë të përfshirë prej 18 muajsh për kredi të aprovuara për të rinj deri në 29 vjeç.
Shpenzimet për aplikim dhe komisioni për aprovim – nuk ka